Sherbimet
Instalime Elektrike
Voltal ju ofron klientëve shërbim profesional në fushën e instalimeve elektrike industriale dhe civile dhe riparimit të tyre.
Home Automation (Smart Home & Hotel)
Voltal sjell në tregun shqiptar brandin e njohur portugez ONLY Smart Buildings si lider në fushën e automatizimit inteligjent të ndërtesave.Duke e kthyer ambjentin ku jetoni dhe punoni në SMART ju përfitoni komoditet, kursim të energjisë elektrike, dhe rritje të sigurisë.I sigurt dhe i lehtë për t’u instaluar për cdo ambjent modern apo klasik.Me anë të telefonit tuaj Smart ju do të keni nen kontroll të plotë sistemet e ndricimit, të ngrohje-ftohjes, audios dhe sigurisë se ambjentit tuaj.
Sisteme Vezhgimi CCTV
Instalimi i Sistemit të Kamerave nga Voltal ju mundëson të monitoroni shtëpinë apo biznesin tuaj në distance.Ju mund të shikoni ngjarjet e regjistruara në cdo kohë dhe rrjedhimisht të eleminoni, dëmtimet, abuzimet apo vjedhjet në ambjentin tuaj.
Sisteme Sigurie
Instalimi i Sistemit të Alarmit nga Voltal e bën ambjentin tuaj më të sigurt.Vjedhjet me thyerje të dyerve apo dritareve, rreziku nga zjarri, gazi apo uji tani parandalohen duke instaluar në shtëpinë apo biznesin tuaj një sistem alarmi.Një sistem alarmi është një paisje qëndrore e cila komunikon me sensor ndjeshmërise ndaj vjedhjes, zjarrit, ujit, gazit të cilët ne i instalojemë në ambjentin tuaj.Në rastin kur sensorët ndjejnë rreziqet e sipërpërmendura ata aktivizojnë sirenën akustike për t’ju paralajmëruar dhe gjithashtu ju njftojnë për këto rreziqe nëpërmjet linjes telefonike fikse apo celulare.
